Lajmet e fundit

Lean Dolci[/caption]
Procesi i divorcit do të përfshijë pasurinë prej 105 milionë euro.
Një burim për gazetën Mirror tha se Lean ka qenë gjithmonë fanse e madhe e Iron Maiden, ndërsa i ka ndjekur ata për rreth 10 vjet. “Ajo dhe Bruce janë afruar shumë gjatë vitit të kaluar - madje i ka takuar edhe fëmijët e tij”.
Në një intervistë të fundit, ai konfirmoi se tashmë jeton në Paris me të dashurën.
Në vitin 2015, karriera pothuajse i përfundoi pasi njoftoi se po luftonte me kancerin e fytit kur kuptoi se kishte dy tumore në gjuhën e tij.
U diagnostifikua me kancer pak para Krishtlindjeve dhe pati trajtim shtatëjavor të kimioterapisë dhe radiologjisë.
Artisti më vonë shkroi për betejën e tij me kancerin në autobiografinë e tij të vitit 2017: “What Does This Button Do?”.
Dickinson më pas i tha revistës Rolling Stone se kanceri ia ndryshoi këndvështrimin e tij për jetën.
Martesa e çiftit hyri në krizë, ndonëse nuk kishin plane të menjëhershme për divorc.
Ndarja ligjore mund t’ia përgjysmojë pasurinë prej 90 milionë funtash (105 milionë euro).
[caption id="attachment_1159842" align="alignnone" width="634"]
Bruce Dickinson me ish-bashkëshorten Paddy Bowden[/caption]
Dickinson theksoi në një intervistë se është përpjekur që jetën familjare ta mbajë jashtë opinionit publik.
Këngëtari mbetet aktiv në turne me grupin e njohur për hitet “Number of the Beast”, “Run To The Hills” dhe “Can I Play With Madness”.
Dickinson - i cili u largua nga grupi në vitin 1993, për t'u bashkuar në 1999 - është i famshëm dhe i dashur për energjinë e tij në skenë, si dhe gamën e gjerë vokale.
Iron Maiden u formuan në Leyton, lindje të Londrës, në vitin 1975, dhe kanë shitur 80 milionë albume. Kanë fituar çmime të shumta, duke u bërë një nga bendet më të suksesshme të muzikës bashkëkohore.
https://m.youtube.com/watch?v=SbWeP7KkeCU
https://m.youtube.com/watch?v=vXClBjNxiOA
https://m.youtube.com/watch?v=WxnN05vOuSM
https://m.youtube.com/watch?v=86URGgqONvA