Lajmet e fundit

Nick Jensen që kohën e fundit ka pozuar bashkë me gruan e tij Sarah për kopertinën e revistës Canberra City News, dëshiron të divorcohet nga ajo.
Ata po divorcohen në shenjë proteste ndaj martesave mes të njejtës gjini.
Gjithçka do të vazhdojë njësojë në jetën e tyre, transmeton Klan Kosova.
Do të jetojnë nën të njejtën shtëpi, do dalin bashkë për pazar, do kujdesen për fëmijët, do kujdesen për shtëpinë e madje do flen në të njëjtin shtrat.
Por, zyrtarisht do të jenë të ndarë.
“Martesat mes homoseksualëve na ke detyruar që të divorcohemi”, është shprehur Jensen.
Ata jo shumë kohë më parë e kanë festuar 10 vjetorin e martesës dhe tani janë afër divorcit.
Pas këtyre fjalëve, shumë përkrahës të komunitetit LGBT janë shprehur kundër deklarimeve të çiftit homofobik.