Mezzosopranoja, Besiana Mehmedi mbylli me sukses “Ditët e Nënës Terezë”, koncert ky që u mbajt në Katedrale të kryeqytetit.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Mehmedi thotë se ishte përvojë e shkëlqyer, paraqitja e saj në këtë koncert, transmeton Klankosova.tv.
“Ditët e Nënës Terezë u hapën me këtë koncert solemn, dedikuar Shën Nënë Terezës. Synimi ynë ishte të kthejmë emocionin e 25 viteve më parë, të rikthejmë figura që për gjeneratën e re mund të jenë të panjohura”, u shpreh tutje Mehemedi.
Ndër të tjera, ky koncert u mbajt në ditën e lindjes së Nënë Terezës.
https://www.youtube.com/watch?v=NQV3kbZPNTc
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.