Lajmet e fundit
Kanë filluar “Ditët e Kulturës” në Ferizaj, të organizuara nën patronatin e kryetarit të Komunës së Muharrem Svarqa.

Hapja solemne e këtij manifestimi u bë në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu”, me një program të pasur kulturo-artistik të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastrioti”, të cilët kishin përgatitur dy koreografi premierë.
Ndërsa kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë manifestim e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm.
“Po e fillojmë edhe sivjet manifestimin tashmë tradicional “Ditët e Kulturës”, në prag të përvjetorit të 16 të çlirimit. Është ky një rast i mirë që krijuesit ferizajas, veprimtarët dhe të gjithë ata që merren me aktivitete kulturore, të paraqesin arritjet vjetore në fusha të ndryshme të arteve”, ka thënë Svarqa gjatë ceremonisë së hapjes.
Manifestimi “Ditët e Kulturës” është një festë parapërgatitore për ditën e çlirimit të Ferizajt që shënohet me 12 qershor.
Manifestimi “Ditët e Kulturës” do të zgjasë 10 ditë.