Sa më shpejt kalon dhjetori, aq më afër do të jemi një feste ndërkombëtare, të ditëlindjes së David Bowie.
Kjo pasi më 8 janar të 2017 është planifikuar një festë madhështore për të shënuar 70 vjetorin e lindjes së Pikasos së muzikës, David Bowie, njofton Klan Kosova.
Muzikantët dhe adhuruesit e tij, tashmë janë gati për të qenë pjesë e një sërë koncertesh që do të zhvillohen në mbarë botën për të frymëzuar ata që vajtuan përgjat vdekjes së tij më 10 janar.
E quajtur ‘’Celebrating David Bowie’’ ky program do të i dedikohet rasteve në nevojë, për çështje bamirësie, në lokalet e Londrës që do të jetë Akademia Brixton, bazuar në qytetin e Bowie-të, njofton Klan Kosova.
Pas vdekjes së tij, simpatizantët e Bowie, vërshuan rrugët në Jug të Londrës, për të përkujtuar jetën dhe veprat më të famshme dhe më të dashura nga ai.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.