Brenda një kohë të shkurtër, në Kosovë u shënuan tre viktima si pasojë e aksidenteve në trafik.
Mëngjesin e së mërkurës, 23 vjeçari Florent Tahiri, u vetaksidentua në Vranidoll me motoçikletë.
Atij sot iu dha lamtumira e fundit, në fshatin Dumnicë, në varrezat e Tiofcve.
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-i-riu-qe-humbi-jeten-pas-aksidentit-ne-vranidoll/
Po dje, disa orë pas këtij vetaksidenti, 34 vjeçari Ilaz Osmanaj, u godit për vdekje nga vetura.
Rasti ndodhi rreth orës 19:12 në rrugën "Wesley Clark" në Prizren.
https://klankosova.tv/ilaz-osmanaj-34-vjecari-qe-u-godit-per-vdekje-nga-vetura-ne-prizren/
Derisa në të njëjtin qytet, sot vdiq një 29 vjeçar.
E.Ademaj, humbi jetën pasi u aksidentua me motoçikletën e tij në rrugën "Transiti i vjetër".
Aty pos motoçikletës, ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.
https://klankosova.tv/aksident-me-fatalitet-ne-prizren-vdes-nje-29-vjecar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.