Lajmet e fundit

Ditari i Freddie Mercury’t nga tri vitet e fundit të jetës së tij, përfshirë edhe afër 20 këngë të shkruara për grupet The Miracle dhe Innuendo, do të prezantohet në një ankand në Britani të Madhe ku do të ofrohen për shitje.
Ankandi do të fillojë me 29 qershor dhe ditari pritet që të jetë në shitje nga 70,000 dollarë deri në 10,000, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Ditari personal i shënimeve i këngëtarit të Queen, i mbajtur nga viti 1988 deri në vitin 1990 përfshinë edhe tekstet e këngëve që ai i kishte shkruar për grupin Queen, “Too Much Love Will Kill You” dhe “The show Must go On”, që ishte edhe kënga e fundit e Mercury’t me grupin e tij.
“Janë shënime pikante të asaj kohe”, ka thënë Stephen Maycock, që do ta organizojë ankandin. “Pavarësisht sëmundhes së tij dhe fragjilitetit, idetë nuk i kishte të pakta. Ai ishte i jashtëzakonshëm”.