Për aksidentet dhe sëmundjet e ndryshme, nevoja për gjak është e vazhdueshme dhe jetike për sistemin shëndetësor.
Sot kur u shënua Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut u tha se ky veprim pos atij që i dhurohet, i bënë mirë edhe atij që e dhuron atë, raporton Klankosova.tv.
Të dielën e 13 qershorit, në këtë Ditë Botërore, në Prishtinë uniformat blu u gjendën krah mantel bardhëve. Tendat që u ngritën në sheshin Nënë Tereza, nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut u mblodhën edhe shumë qytetarë.
Pas Prishtinës ky aksion do të zhvillohet edhe në qytetet e tjera, si në: Pejë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, e Gjilan.
Ndiqni kronikën:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.