Sheshi i famshëm Dam i Amsterdamit u zbukurua me lulet e tulipanëve të shtunën në festimin e Ditës Kombëtare të Tulipanëve.
Për këtë ngjarje u krijua një kopsht i veçantë që mbulon 2.500 metra katrorë me 200-mijë tulipanë në ngjyra të shumta, njofton Klan Kosova.
Vizitorët u ftuan të merrnin lulet falas për t’i mbjellë. Kultivuesit profesionistë të tulipanëve ishin të pranishëm për të ndihmuar vizitorët të zgjedhin tufat e tyre dhe t'u jepnin këshilla për rritjen e luleve.
Holanda është prodhuesi më i madh i tulipanëve në botë dhe gjatë sezonit prodhuesit holandezë rriten midis 1.7 dhe 2 miliardë tulipanëve, të cilat eksportohen në më shumë se 100 vende të botës.
https://www.youtube.com/watch?v=96TbC34ZcbM&feature=youtu.be
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.