Lajmet e fundit

E enjtja është dita e dy skuadrave të Gjilanit, Dritës dhe Gjilanit,që pas derbit që përfundoi me fitoren e “intelektualëve” do të rikthehen të luajnë në kampionat sfidat e tyre të javës së 8-të.
Vëmendja është e gjitha te skuadra e Ardjan Nuhiut që pret në shtëpi Vushtrrinë me objektiv të vetëm fitoren. Suksesi ndaj skuadrës së Vushtrrisë do ta ngjiste Dritën në vendin e parë në kuotën e 17 pikëve po aq sa edhe Llapi e Ballkani që kryesojnë për momentin.
Ipko Superliga ka hyrë në një fazë shumë interesante të sezonit dhe gabimet tashmë janë të ndalur sidomos për skuadrat që kanë pretendime madhore dhe Drita është një prej tyre. Me lojtarë me shumë eksperiencë si Cuculi, Emini e Xhevdet Shabani, Drita i ka të gjithë mundësitë për të rikthyer titullin në Gjilan.
Ndërkohë, skuadra tjetër e qytetit, ajo me të njëjtin emër Gjilani, sot luan në transfertë ndaj Flamurtarit në kryeqytet me shpresën për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas tre humbjesh radhazi. Përballë një Flamurtari që është në vështirësi serioze, skuadra e Mezanit i ka të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët dhe për t’u rikthyer te fitorja. Drita-Vushtria dhe Flamurtari-Gjilani do të transmetohen live në Supersport duke filluar nga ora 14:30./supersport.al