Lajmet e fundit

Dje përfundoi dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në procesin e madh gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, raporton Klankosova.tv.
Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për emërime të personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i cilësuar ato si të pabazuara.
Roberts pritet të vazhdojë paraqitjen e tij edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë mbrojtjes së Krasniqit.
Seanca pritet të nisë në orën 09:45 sipas kohës lokale dhe të përfundojë rreth orës 16:45. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/rexhep-selimi-eshte-i-pafajshem-dhe-duhet-te-lirohet-fjala-e-fundit-e-mbrojtjes-ne-hage/