Edhe në Selanik u festua 113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.
Vetura të shumta të komunitetit shqiptar ishin të dekoruara me flamurin kuq e zi, duke treguar lidhjen me atdheun.
Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Selanik shprehën respektin e tyre për këtë datë të shënuar, duke ngritur flamurin dhe përkujtuar rëndësinë historike të 28 nëntorit për identitetin kombëtar. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.