Lajmet e fundit

Këtë të diele, futbolli në Kosovë do të dhuron dy derbi mjaft interesant, shkruan Klan Kosova.
Në Gjilan do të zhvillohet ‘Derbi i Anamoravës’ ku Gjilani do të jetë nikoqire e Dritës, kampione në fuqi.
Derbi mes ‘Skifterave’ dhe ‘Intelektualëve’ do të nis nga ora 15:30 dhe do të jetë ndeshja e 33-të mes këtyre dy skuadrave.
Drita prin me 14 fitore në ballafaqimet direkte kundër Gjilanit, kurse ky i fundit ka të fituara 10 fitore.
Derbi i Anamoravës është ndarë në paqe tetë herë.
Edhe në kryeqytet do të ketë ndeshje interesante.
Kjo për shkak se do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.
I gjithë fokusi i tifozëve do të jetë nga ‘Fadil Vokrri’ ku në ora 18:30 do të nis derbi kryeqytetas.
Prishtina e cila në tri ndeshjet e fundit ka arkëtuar vetëm dy pikë nuk do të ketë të lehtë përballjen me Flamurtarin që është befasia më e madhe në këtë edicion dhe gjendet dy vende më lartë se Prishtina, gjegjësisht në të tretin me 13 pikë të arkëtuara, dy më shumë se Prishtina.
Derbi i së dielës në kryeqytet do të jetë i 37-ti në përgjithësi, ku Prishtina ka triumfuar 22 herë, kurse Flamurtari ka gjashtë fitore.
Derbi lokal është ndarë baras nëntë herë.