Data më e rëndësishme e vitit, u shënua me aktivitete këtë të martë në Deçan.
Për ta nderuar 16 qershorin, Ditën e Çlirimit, kjo komunë mbajti seancë solemne për të respektuar ata që kontribuuan për këtë ditë, veçmas dëshmorët e luftës.
Mirënjohje pos për çlirimtarët u dërguan në këtë 27 vjetor, edhe për shtetet mike që ndihmuan ata ta sjellin lirinë.
Deri te kjo ditë, u tha se u desh kontributi madh qysh nga dalja publike e UÇK-së, rezistenca e Jasharëve e deri te sulmi i Haradinajve.
Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj ndau një dekoratë post-mortum ndaj ish-kryetarit të Deçanit, Muhamet Bujku për vizionin dhe kontributin e dhënë, teksa u bënë edhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.