Sot do të shënohet Dita e Bibliotekës "Ernest Koliqi", në Prishtinë, në ditëlindjen e 122 të Ernest Koliqit, shkrimtar dhe kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë.
Programi i kësaj ngjarje nis me Prof. dr. Vehbi Miftari, "Shêjzat" - monument kulture dhe atdhdashurie, ekspozitën me koleksionin e periodikut "Shêjzat", nxjerrë nga Fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, me kurator Andreas Dushi, i cili edhe do jetë përfaqësues i BKSH-ut, me një paraqitje për Koliqin.
Poashtu, do të bëhet prezantimi i librit "Libri i Mallit. Poezia e Ernest Koliqit", të autorit Vehbi Miftari, transmeton Klankosova.tv.
Dita e bibliotekës do të shoqërohet me një program artistik për adhuruesit të kulturës dhe të librit, sonte nga ora 19:00 në Prishtinë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.