Turneu prestigjioz i Wimbledon-it ka hyrë në fazën më të nxehtë, me duelin e shumëpritur të çerekfinaleve që startojnë sot në ditën e 9-të të këtij Grand Slam-i legjendar.
Vëmendja e madhe është përqendruar te britaniku i fundit në garë, Cameron Norrie, i cili përballet me kampionin aktual të turneut dhe yllin spanjoll, Carlos Alcaraz.
Norrie, i shtyrë nga publiku vendas dhe ëndrra për të shkruar histori në fushat e gjelbra të All England Club, përballet me një sfidë të madhe ndaj tenistit që dominon titujt kryesorë të tenisit botëror.
Alcaraz, i njohur për teknikën superiore dhe lojën agresive, kërkon të mbrojë titullin dhe të dëshmojë se ai mbetet favorit kryesor për trofeun.
Por Norrie, i motivuar dhe i mbështetur nga atmosfera “në shtëpi”, është gati të luftojë për çdo pikë.
Kjo ndeshje dhe të tjerat zhvillohen sot pasdite dhe transmetohen në platformën kryesore shqiptare, Artmotion, në kanalet Sport 2 dhe Sport 3.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.