Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar një takim të mërkurën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Takimi erdhi dy javë pas bisedës telefonike mes tyre.
Rutte ka dhënë detaje për takimin përmes një shkrimi në X.
“Ne diskutuam rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale, si dhe se si të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.