Lajmet e fundit

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen ka komentuar vizitën e djeshme në Kosovë ku u takua me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në platformën X, theksoi se në Prishtinë pati diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm të dialogut të Brukselit.
https://klankosova.tv/sorensen-per-dialogun-do-te-gjejme-menyren-se-si-palet-te-ulen-dhe-te-flasin/
https://klankosova.tv/takimi-me-sorensenin-kurti-kosova-e-gatshme-per-dialog-konstruktiv-ne-bruksel/
“ I lumtur që jam kthyer në Kosovë! Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës”.
“ Angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin në të ardhmen e Kosovës në BE”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtari i BE-së, gjatë vizitës së të mërkurës, u takua edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
https://klankosova.tv/sorensen-per-dialogun-do-te-gjejme-menyren-se-si-palet-te-ulen-dhe-te-flasin/
https://klankosova.tv/abdixhiku-pret-ne-takim-sorensenin-i-kerkon-qe-be-ta-vazhdoje-angazhimin-per-kosoven/
https://klankosova.tv/haradinaj-cmon-rolin-e-sorensenit-kosova-te-rikthehet-ne-rrugen-e-integrimit-euroatlantik/
Sorensen në Prishtinë u prit në takim edhe nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.
https://klankosova.tv/ulutash-me-sorensenin-dialogu-i-brukselit-thelbesor-per-sigurine-afatgjate-ne-kosove/