Scott Disick po vlerëson ish partneren e tij, Kourtney Kardashian, si një nënë të mrekullueshme për tre fëmijët e tyre.
“Faleminderit @kourtneykardash që ishe krijuesja më e mirë e foshnjave në vend. Nuk mund të kisha kërkuar një person më të mirë në botë me të cilën të kisha këta fëmijë mahnitës. Të dua ty dhe familjen tonë më shumë se çdo gjë në botë”, postoi ai në Instagram.
Fansat me komente po vlerësojnë çiftin për bashkë-prindërimin e tyre!
Ky post erdhi në të njëjtën datë kur dy prej fëmijëve të tyre, Mason dhe Reign festuan ditëlindjen e tyre më 14 dhjetor.
Së fundmi Scott është ndarë nga modelja Sofia Richie dhe tani raportohet se është lidhur me 19-vjeçaren, Amelia Hamlin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.