Disa persona dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në një shtëpi në Obranqë të Podujevës.
Kështu ka raportuar pronari i shtëpisë për policinë, shkruan Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme dhe para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.