Mbrëmë, një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Viktor Palokaj – Unikkatili. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një mbidoze nga substancat narkotike.
Megjithatë, pas vdekjes së tij po pretendohet se nga banesa e Palokajt është larguar dikush, çka mund të ngre dyshime të reja mbi rrethanat e ngjarjes.
Gazetari Miftar Zejnullahu, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, tha se deri tani nuk ka ndonjë konfirmim nga Policia e Kosovës, por se pista të ndryshme janë duke u hetuar.
“Nuk dihet ende diçka e konfirmuar nga ana e policisë, rasti po hetohet, por sipas rrugëve jozyrtare, kështu po thuhet”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndiq videon e mëposhtme, për detajet:
https://youtu.be/2IZPjO8vB1s
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek yje dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.