Lajmet e fundit

“Olive Again” – Elizabeth Strout
Elizabeth Strout e sjell librin “Olive Again”, i cili është një përmbledhje esesh të një vajze që quhet Olive. Tregimet e Strout formojnë një roman koheziv, si vazhdim, ashtu edhe kulminacion që kap me humor, dhembshuri dhe detaje të turpshme, plakje, humbje, vetmia dhe dashuri.
“What I know for sure” – Oprah Winfrey
Një libër inspirues nga autorja Oprah Winfrey e cila njihet edhe për emisionin e saj “Oprah Wifrey Show”. Ajo njihet si një ndër personalitetet me një jetë të rëndë si dhe kaotike por kjo experiencë e ndihmoi atë që të bëhet një ndër personalitetet më inspiruese dhe që atë përvojë të sajën pastaj ta vendos në letër. Pra, në librin “What I know for sure” Oprah tregon gjërat që ajo di ti bëj me të vërtetë, i tregon edhe prapaskenat se si ka arritur që të arrij deri tek kjo pikë.
“Trick mirror” – Jia Tolentino
Një ndër librat që janë rekomanduar nga shumë kritikë edhe pse është libri debutues i autores ka lënë gjurmë dhe mbresa tek kritikët si dhe tek lexuesit. Gjithashtu, njëra nga kritiket citoi për gazeten Guardians se “Kjo përmbledhje esesh në përpjekje për të mbijetuar në shekullin XXI janë aq të ngulitura dhe të ndërtuara në mënyrë elegante saqë lexova, e gjeta veten duke dashur të nënvizoja fjali veçanërisht të bukura përsëri dhe përsëri, derisa çdo faqe të ishte e gjitha e nënvizuar.”
