Lajmet e fundit

Disa lojtarë të Real Madridit kanë dalë kundër idesë që Jose Mourinho të rikthehet si trajner i këtij klubi.
Portugezi kishte krijuar armiqësi me disa prej tyre sa ishte trajner i Real Madridit në vitet 2010-2013.
Kapiteni Sergio Ramos kishte pasur raport të keq me portugezin, dhe është betuar se do të largohet verës nëse ai kthehet.
Gareth Bale, Marcelo dhe Karim Benzema gjithashtu janë kundër emërimit të tij, por presidenti i klubit, Florentino Perez, ka thënë që ata nuk do të pyeten mbi këtë çështje.