Lajmet e fundit

Ndonëse Evertoni mbetet në pozitë të favorshme që ta transferojë Yerry Mina-në nga Barcelona, është edhe Lyon-i klubi që është futur në garë për yllin kolumbian, sipas një programi televiziv L’Equipe du Soir.
Gjigantët e Ligue 1, e kanë për prioritet që ta transferojnë një qendërmbrojtës këtë verë, dhe e kanë shënjestruar 23 vjeçarin.
Sidoqoftë, situata më e mirë financiare e klubit nga Premier Liga, i bën ata sërish favoritë që ta sjellin Mina-në në “Goodison Park”.