Lajmet e fundit

Të gjithë meshkujt, rëndësi i japin më shumë formave trupore, flokëve dhe veshjes, por kur vjen puna tek lëkura e fytyrës, ata nuk janë shumë të vëmendshëm.
Për tri lloje të lëkurës, më poshtë janë disa këshilla që u ndihmojnë në mënyrë krejtësisht natyrale:
Lëkurë me shumë yndyrë:
½ filxhan tërshërë të zier, 1 të bardhë të vezës, ½ filxhan molle të grirë, dhe 1 lugë gjelle me lëng limoni. Përzijeni të gjitha këto dhe aplikojeni në fytyrë, mbajeni për 10 minuta pastaj shpërlajeni me ujë jo shumë të ftohtë.
Për lëkurë të thatë:
1 të verdhë të vezës, ½ filxhan tërshërë të zier, ½ banana të shtypur, 1 lugë gjelle mjaltë. Përzijeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë duke mbajtur rreth 15 minuta.
Për lëkurë delikate:
1 vezë të plotë, ½ filxhan tërshërë të zier, 1 lugë gjelle me vaj bajamesh. Të gjitha përzihen mirë dhe mbahen për 10 minuta në fytyrë.