Çmimi Nobel për Paqe, është i është ndarë të premten Presidentit kolumbian Juan Manuel Santos, “për përpjekjet e tij të pafundme për t’i dhënë fund luftës civile 50 vjeçare në vendin e tij”, shkruan revista Time, transmeton Klan Kosova.
Santos nuk e ka pritur se do të jetë laureati i këtij viti, mirëpo është shprehur se është jashtëzakonisht shumë mirënjohës për këtë çmim dhe ka thënë se kjo do t’i kontribuojë paqes në Kolumbi.
Disa gjëra që duhet t’i dini për Santos:
Santos ia ka dedikuar mandatin e tij presidencial fundit të luftës me FARC.
Ai nuk e ka përkrahjen e të gjithëve për politikat e brendshme që ka aplikuar.
Santos vjen nga njëra prej familjeve më të fuqishme dhe më të pasura në Kolumbi.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.