Sot nga ora 18:00 në Klan Kosova dhe Sport 1 të Artmotion jepet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Kuqezinjtë tashmë e kanë siguruar Playoff-in për kualifikimet në Kupën e Botës, por, si nikoqirë në "Air Albania" mëtojnë t'ua shkaktojnë Tre Luanëve humbjen e parë në këto kualifikime.
Anglia e ka siguruar vendin e parë në grupin K, me të edhe biletën për Botëror, me shtatë pikë më shumë se Shqipëria në vendin e dytë, një xhiro para mbylljes së kësaj faze kualifikuese.
Përndryshe, pos kësaj kryendeshjeje, platforma më e madhe në vend, Artmotion, jua sjell edhe betejat tjera që zhvillohen sot në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
Në Sport 3 jepet Azerbajxhan-Francë (18:00) dhe Itali-Norvegji (20:45), teksa në Sport 4 jepet ndeshja Serbi-Letoni.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.