Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.
Me këtë rast, i ngarkuari me punë pranë ambasadës gjermane në Kosovë, Christian Böttcher i ka uruar fat Kosovës.
“I urojmë ekipit kombëtar të Kosovës fat të mbarë në ndeshjen e sonte kundër Sllovenisë! I Ngarkuari ynë me Punë, Christian Böttcher, pati kënaqësinë të takohej me trajnerin e ekipit kombëtar, Foda dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Weidner”.

“Të dy sjellin përvojën dhe përkushtimin e tyre nga Gjermania, dhe me ta si pjesë të ekipit, Kosova gëzon mbështetjen e plotë gjermane!”, thuhet në një njoftim të ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/kosova-sonte-synon-fitore-ndaj-sllovenise/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.