Lajmet e fundit

Federico Dimarco realizoi golin e vetëm në ndeshjen Empoli-Inter, duke i dhënë të dielën mysafirëve fitoren në xhiron e 5-të të "Serie A".
Pas ndeshjes, anësori është pyetur nga mediet italiane lidhur me të ardhmen e tij.
"Nuk kam dyshime, dua të qëndroj tek Inter dhe të nënshkruaj një kontratë afatgjate. Nuk kam çka të shtoj tjetër.", ka thënë Dimarco.
25 vjeçari ka kontratë me Inter deri në verën e vitit 2026.