Imagjinoni një vend ku qytetarëve u është ndaluar të largohen, apo të zbulojnë se si njerëz të tjerë jetojnë jashtë habitatit të tyre. Një shtet ku ishte e ndaluar të dëgjoje radion, të shihje televizionet ndërkombëtare apo të lexoje lajme rreth botës. Një vend ku edhe të imagjinoje ishte e ndaluar, sepse mund të konsiderohej një formë rezistence e heshtur kulturore.
Ky vend ishte Shqipëria gjatë diktaturës. Në fakt, në 1946, kur vende të tjera ishin duke kaluar nga regjimet e vjetra në demokraci, Shqipëria ishte duke kaluar makthin më të tmerrshëm kur pushteti u mor nga Hoxha, një ikonë e autoritarizmit me pasoja të disa krizave ekonomike deri në masa të racionimit ushqimor.
Diktatura përfundoi në vitin 1991, kur Shqipëria mbajti zgjedhjet e saj të para demokratike dhe qytetarët thyen barrierat, sulmuan anijet tregtare për të aspiruar ëndrrën e tyre amerikane, italiane ose në vende të tjera europiane.
Tashmë, 25 vjet pas rënies së regjimit makthi i mëparshëm është vetëm një kujtim i hidhur, teksa Republika është duke shijuar rilindjen e saj, tërësisht e dhënë në rinovimin e strukturave antike, duke investuar në trashëgimi kulturore, kulturë dhe turizëm.
Rezultat i këtyre përpjekjeve është përfaqësimi i saj në Bienalen e Venecias për të tretin vit radhazi në Arsenale. Ekspozita ndërkombëtare titulluar “Reporting from the Front” ka mirëpritur “I Have Left You the Mountains” nga Simone Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe Abake që përfaqëson hapësirën kolektive shqiptare të Polifonisë dedikuar temës së migrimit dhe zhvendosjes.
Në përurimin e këtij projekti, më 18 qershor ishte e pranishme edhe Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, ku patëm rastin ta takojmë dhe të zhvillojmë një bisedë rreth diasporës shqiptare dhe nevojës për një forcim të bashkimit mes emigrantëve dhe vendit të tyre.
Intervistë e plotë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro mund ta lexoni
këtu.