Lajmet e fundit

Everton ka ofruar 20 milionë euro për lojtarin e Barcelonës, Lucas Digne.
Sipas Mundodeportivo, marrëveshja është arritur mirëpo finalizimi nuk do të ndodh pasi sipas të përditshmes spanjolle, skuadra angleze synon që të blejë edhe një lojtar të katalunasve Yerry Mina dhe që të transferoj njëkohësisht dy lojtarët e Barçës, transmeton Klan Kosova.
Lucas Digne arriti në Barça dy sezone më parë nga Roma, ndonëse Barça bleu të drejtat e tij tek PSG në këmbim të 16.5 milionë eurove.