Lajmet e fundit

Futbollisti, Lucas Digne ka debutuar për Romën në derbin e javës së shkruar kundër Juventusit në Serie A.
Roma e mposhti Zonjën e Vjetër 2:1, kurse Digne ka thënë se ka përjetuar një emocion të veçantë me rastin e këtij triumfi.
“Debutova në një ndeshje të madhe, por çdo gjë ndodhi shumë shpejtë”.
“Unë këtu erdha vetëm disa ditë më parë dhe menjëherë ishte ndeshja”.
Digne është bashkuar me Romën për sezonin e ardhshëm nga Paris Saint-Germain, pra si huazim.
“Ndjenjë e veçantë të luash në Olimpico. Ishte e bukur”, ka thënë Digne, transmeton Klan Kosova.