Lajmet e fundit

Banorët e fshatit Bakshi të Obiliqit janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike.
Për Klanin, një qytetar ka thënë se fshati qysh nga e hëna qëndron në terr, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ai ka bërë të ditur se kjo situatë është shkaktuar si pasojë e djegies së një trafoje, teksa shton se askush nga institucionet përkatëse nuk e ka rregulluar këtë problem.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me KEDS-in, dhe është ende në pritje të një përgjigje mbi rastin.