Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën "Ibrahim Rugova".
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.
"Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë - Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik", tha Krasniqi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.