Një furrë buke është përfshirë nga zjarri në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri. Bashkë me të, janë djegur edhe një gjenerator, dy automjete një kombi.
Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se edhe fqinjit të tij i është përfshirë nga zjarri një depo e ushqimit të bagëtive.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarreve”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.