Lajmet e fundit

Një autobus u dëmtua tërësisht si pasojë e zjarrit.
Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë - Podujevë.
Kjo u konfirmua nga për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nuk raportohet për persona të lënduar.
"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin", tha Ahmeti.
Ajo shtoi se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Pamjet e siguruara nga Nehat Bllacaku.