Makina e drejtoreshës së Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shikos, është djegur mbrëmjen e së dielës.
Burime të euronews.al, bëjnë me dije se makina e drejtoreshës ka qenë e parkuar në garazh në momentin që u përfshi nga flakët.
Papraprakisht policia dyshon se kjo ka të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme dhe ndaj grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet me dije se ndaj Shiko është lëshuar dhe një urdhër-mbrojtje nga gjykata. Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.