Një numër i qytetarëve në Tiranë kanë protestuar sot para Bashkisë atje.
Në disa momente pati edhe përshkallëzim të protestës.
Rreth arsyes foli gazetari Ermal Peqi.
Ai në Info Magazine në Klan Kosova tha se qytetarët nuk i mbështetin këto protesta.
"Ata dalin për të protestuar për 5 D-në por në anën tjetër sulmojnë SPAK-un. Dhe në qoftë se ka një kryefjalë në ditën e sotme, të paktën sipas sondazheve një pjesë e madhe e qytetarëve e mbështesin SPAK-un dhe janë të lodhur nga klasa politike, një pjesë shumë e vogël që e sulmojnë SPAK-un", tha ai.
"Ky është dhe problemi që pjesa e rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë nuk po mobilizon dot qytetarët, sepse një pjesë e atyre që protestojnë kundër SPAK-ut dhe në anën tjetër i kërkon llogari SPAK-ut se pse nuk e dënon Erion Velinë. Pra, kemi kontradita dhe e kemi këtë situatë", tha gazetari.
https://www.youtube.com/watch?v=RUoewFZwY4M
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.