Një incident i zjarrit ka ndodhur pas mesnate në lagjen Emshir në Prishtinë.
Tre vetura janë djegur në garazhën e një ndërtese, e po ashtu janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.
Gashi tha se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar.
Ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar panik tek banorët.
"30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore", tha Gashi për Klankosova.tv
Ende nuk dihet se si shkak i kujt u shkaktua ky zjarr.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.