Një tjetër incident i zjarrit është shënuar në komunën e Fushë Kosovës.
Në një objekt banesor, është raportuar se janë djegur njehsorët e rrymës.
Rasti ka ndodhur në rrugën "Nënë Tereza", rreth mesnatës të së mërkurës.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se lidhur me rastin është ndaluar një i dyshuar për 48 orë.
"Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”", tha Borovci për Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.