Lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet mund të ndihmojnë që me shpejtësi ta pastroni organizmin dhe të hiqni disa kilogramë shtesë.
Më së miri do të ishte që këtë dietë ta mbani më së gjati një ose dy ditë, kjo kohë mjafton për ta liruar organizmin nga materiet e dëmshme dhe helmet e grumbulluara.
Rregulli kryesor është që ditën ta filloni me lëng të freskët të shtrydhur, nga agrumet apo portokajtë, në gotën me lëng të shtrydhur shtoni dy decilitra ujë të vakët, e përzieni dhe e konsumoni
Kjo dietë ju sugjerohet sidomos atyre personave që kanë një organizëm të ngadalshëm, sepse metabolizmi i ngadaltë, tretje jo e mirë, pastrimi jo i rregullt i zorrëve, sjellin deri në grumbullimin e helmeve në organizëm dhe ngadalësojnë eliminimin e dhjamit.
Një dietë si kjo ju sugjerohet sidomos atyre personave të cilët kanë konsumuar ushqime të rënda.
Mëngjesi: lëng limoni dhe portokalli
Dreka: lëngje nga lloje të ndryshme të perimeve
Darka: lëng trangulli.
●●●
DMSHKRIMI NGA
D M
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.