Boksieri nga Peja, Diell Vranovci, ka arritur të shpallet kampion në dy kategori në Austri.
I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai tregoi më shumë rreth karrierës dhe rrugëtimit të tij në sportin e boksit.
“Me boks merrem që 16 vjet. Kam qenë kampion i shumëfishtë i Kosovës dhe kam përfaqësuar vendin në shumë gara evropiane dhe olimpike”, tha ai.
Vranovci tregoi se fillimisht karrierën e ka zhvilluar në Kosovë, ndërsa më vonë është transferuar në Vjenë, ku ka vazhduar si boksier profesionist.
“Karrierën e kam nisur në Kosovë, pastaj kam shkuar në Vjenë dhe aty jam marrë me boksin profesionist”, deklaroi Vranovci. /Klankosova.tv
https://youtu.be/Fi7PM1eaLTo
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.