Lajmet e fundit

Gjermani Berti Vogst është i vetmi që e ka fituar Evropianin si lojtar në vitin 1972 dhe si trajner në vitin 1996 me Gjermaninë.
Në këtë Evropian, suksesin e tij mund ta arrijë vetëm Didier Dechamp, nëse Franca shpallet kampion në “EURO 2020”, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri francez ka qenë kapiten i “Gjelave” në suksesin e vitit 2000 kur edhe e fitoi Botërorin si lojtar dhe më pas si trajner.
Ndërkohë trajnerët aktualë të Italisë dhe Anglisë, Roberto Mancini, respektivisht Gareth Southgate, kanë arritur që si lojtarë ta prekin vetëm gysmëfinalen e një Evropiani.
Mancini me Italinë në vitin 1988 kur u eliminua nga ish-Bashkimi Sovjetik, ndërkaq Southgate me Anglinë në vitin 1996, që në gjysmëfinale u mposhtën nga Gjermania, raporton Klankosova.tv.