Reperi me famw ndwrkombwtare, Sean P Diddy Combs po përballet me një tjetër akuzë për sulm seksual.
Në padinë e re civile, gruaja e identifikuar me pseudonimin Jane Doe, pretendon se ishte përdhunuar dhe droguar vazhdimisht në shtëpitë e manjatit të muzikës dhe mbeti shtatzënë me të.
Në një takim, i cili thuhet të ketë ndodhur në korrik 2022, gruaja pretendon se humbi vetëdijen pasi u detyrua të merrte ilaçe që përfshinin ketaminë.
Ajo më vonë dyshohet se bëri një test shtatzënie dhe i tha Combs se ishte pozitiv. Ajo tha se bashkëpunëtorja e producentit muzikor i ka kërkuar vazhdimisht që të abortojë. Padia pretendon se ajo kishte abortuar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.