30.03.2019 · përditësuar para 2661 dite1 min lexim
Ish e dashura e artistit amerikan - Diddy, Kim Porter, ndërroi jetë papritur në nëntor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ai ka bërë shumë postime për të në Instagram, duke treguar se sa shumë i mungon.
Ata ishin në lidhje për më shumë se një dekadë dhe kanë edhe tre fëmijë së bashku, po asnjëherë nuk u martuan.
Për këtë shkak, një person sot Diddy-n e quajti njeri fals, pas dedikimit të fundit që ky i bëri në Instagram.
“Dhe ti asnjëherë nuk je martuar me të? Pseeeeee???? Po e thash.... Ti je fals... Mendimi im”, i shkroi komentuesi, të cilit reperi i ktheu këtë përgjigje:
“Asnjëherë nuk jam fals. Nuk isha i gatshëm dhe kaq. Jam i gatshëm tani por është shumë vonë. Ti mos u bëj si unë”, i tha Diddy.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.