Artisti i njohur i skenës muzikore, Kidda, duket se po përgatit projekte të reja muzikore për fansat e tij.
Ai ka publikuar në Instagram një fragment të shkurtër nga kënga e re, e cila pritet të publikohet më 17 korrik.
Në videon e ndarë me ndjekësit, dëgjohet një pjesë e këngës duke ngjallur kuriozitet te publiku.
“Zemër ti a m’don?”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit, duke mos dhënë detaje të tjera rreth projektit./Klankosova.tv