Jo vetëm një princeshë, por dhe aktore. Ky do të ishte fati i Lady Diana, nëse nuk do të ndërronte jetë në aksidentin rrugor më 31 Gusht të 1997.
Aktori Kevin Costner gjatë një interviste për “People” ka thënë se Diana do të interpretonte në filmin “The Bodyguard 2”. Ai ka zbuluar se princesha e Uellsit do të ishte pjesë e kastit, por kishte problem faktin që në film do të kishte skena puthjeje apo intime, duke pasur parasysh statusin që kishte në familjen mbretërore.
Ai është shprehur se kjo gjë e nervozonte shumë princeshën, por gjatë një bisede që kishin bërë bashkë, ai i kishte thënë se do ta ndihmonte t’i kalonte me lehtësi këto momente gjatë xhirimeve.
Kevin do të ishte gjithashtu pjesë e filmit, i cili do t'i jepte Dianës të njëjtin rol si në jetën reale. Një protagoniste e ndjekur nga fotografë dhe njerëz të fiksuar. Ndërsa aktori do të ishte ai që do ta mbronte dhe më pas do të dashurohej në të./tvklan
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.