Lajmet e fundit

Portieri nga Kosova Diamant Ramaj, ka debutuar tek gjigandi holandez Ajax.
Ramaj debutimin e bëri në ndeshjen kundër Utrechtit, pas lëndimit të portierit Jay Gorter.
Ekipi nga Amsterdami, ka paguar plot 5 milionë euro për t'i siguruar shërbimet e kosovarit.
Ai deri më tani ishte pjesë e ekipit të Frankfurtit.
22-vjeçari po ashtu është pjesë e kombëtarës U-20 të Gjermanisë, por mundësia është e hapur që ai ta veshë fanellën e Kosovës, njofton Klankosova.tv