Lajmet e fundit

Shkencëtarët besojnë që shumë shpejt do të zbulojnë se çka shkakton aromën që shoqërohet tek pacientët me sëmundjen e Parkinson.
Ata janë duke shpresuar që kjo mund të çoj në krijimin e testit diagnostifikues për këtë sëmundje.
Kjo vjen pasi Joy Milne ishte e aftë të zbuloj sëmundjen vetëm duke nuhatur aromën, nën kushte shkencore.
Një ekip nga Manchester ka gjetur molekula të dallueshme që duket se janë të koncentruara në lëkurën e personave që vuajnë nga Parkinson.
Vetëm në Britani rreth 127,000 persona janë të prekur nga kjo sëmundje.