Lajmet e fundit
Ish-lojtari i Arsenalit, Abou Diaby është bërë pjesë e një shakaje nga tizozët në Wikipedia.

Francezi është përballur me lëndime gjatë dhjetë viteve sa kaloi te Arsenali.
Ai nga momenti kur nga Auxerre u bashkua me Arsenalin ka pasur disa lëndime në pothuajse secilën pjesë të trupit, ndërsa ka pasur vetëm 124 paraqitje për Gunners.
Diaby që është krahasuar edhe më Vieiran është një nga lojtarët më fatkeq në histori të futbollit.
Por për fatkeqësinë e tij dikush nuk brengoset fare, madje me të bëhet edhe shaka. Kjo ka ndodhur në Wikipedia kur disa tifoz në të dhënat personale të tij, klubin aktual të tij e kanë regjistrua si “Spitali”, transmeton Klan Kosova.